Tregtimi ne tregun e fruta-perimeve në Zdrale vazhdon të jetë jashtë kushteve higjenike të nevojshme.

Kudo sheh sesi këto fruta shiten në mes të rrugës, në trotuaret e pista apo edhe fare pranë kazanëve të mbeturinave, duke u bërë kështu shkak për shpërndarjen e infeksioneve të ndryshme. Vetë qytetarët shprehen të pakënaqur nga kjo situatë dhe sipas tyre ka një mungesë të theksuar higjene. Nga ana tjetër, vetë tregtarët jasht kamerave e konfirmojnë që nuk janë kushtet e përshtatshme për të treguar por janë të detyruar dhe se nëse do tu krijohej një mundësi shitjeje ne tregjet posacërisht për ta do të zhvendoseshin. Prej kohësh ndalimi I tregtimit dhe largimit nga ky treg po I ngjan një ndeshjeje ku topi I përgjegjësisë hidhet herë nga AKU dhe herë nga Bashkia Shkodër, ndërkohë qytetarët po vazhdojnë të frekuentojnë këtë treg që as I tillë nuk mund të quhet.

Artikulli paraprakPARALAJMËROHEN DY TËRMETE TË FUQISHME
Artikulli tjetërRADHËT E PAPËRBALLUESHME, ZGJIDHJA: LICENSIMI I SERVISEVE