Frekuentimi i stacionit hekurudhor në Shkodër nuk i kalon më shumë se 20 pasagjerë brenda një dite. Ky është një numër shume i vogël krahasuar me situatën para viteve 90’. Mungesa e udhëtarëve në vagonat e trenit sjell humbje të mëdha për drejtorinë e hekurudhave. Ata pak persona që preferojnë trenin për transport jan të kënaqur me kushtet që ofrohen edhe pse nuk janë më të mirat e mundshme. 

E vetmja arsye që preferojnë trenit është çmimi më i lirë sesa me mjetet e tjera të transportit. Nga Shkodra në Durrës një biletë treni nuk kushton më shume se 160 lekë të reja.Prej vitesh në hekurudhën shqiptare nuk është investuar duke bërë që situate të degradojë.Mbikalimet kudo në shinat e trenit e po ashtu kalbëzimi i një pjese të mirë të traversava detyrojnë mashinistët që të ecin ngadalë duke bërë që itinerary Shkodër – Durrës të bëhet në harkun kohor të 5 orëve.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/yGsn_YYLaVo?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]