Treni i linjës Elbasan-Durrës ka dalë nga shinat mëngjesin e sotëm në afërsi të Rrogozhinës. Kjo ka shkaktuar panik tek udhëtarët e shumtë, por fatmirësisht nuk janë shënuar të lënduar në njerëz.

Një qytetar u shpreh se në tren ndodheshin mbi 100 pasagjerë dhe incidenti ka shkaktuar panik.

Ndodhesha rastësisht në stacion. Treni gati është ndarë në dy pjesë. Treni kishte mbi 100 persona, me dhjetëra turistë. Të gjithë të tmerruar zbritën nga treni. Fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar. Pritet të vijnë vinxhat nga Durrësi dhe ta ngrenë, se është ndarë në dy pjesë.

Drejtori i Infrastrukturës në Hekurudhë, Dashamir Mehmeti, ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë, ku treni i linjës Elbasan-Tiranë doli nga shinat, duke krijuar panik te shumë qytetarë.

Grupi i punës është nisur në vendngjarje. Ka pasur një avari. Po punojmë për gjetjen e shkaqeve. Nuk kemi të lënduar.

Artikulli paraprakXHAFAJ NË LONDËR: LUFTA KUNDËR KRIMIT, PRIORITET THELBËSOR
Artikulli tjetërAKUZAT PËR DOPING, REAGON MJEKU I KOMBËTARES RUSE