Edhe pse para shumë vitesh treni në qytetin e Shkodrës është përdorur masivisht qytetarët, gjendja aktuale paraqitet tejet e amortizuar. Gjallëria që ishte dikur është zhdukur tashmë, vajtje- ardhjet e zhurmshme të qindra udhetarëve ,

kanë mbetur vetëm kujtime të së kaluarës. Mirëmbajtja e kësaj pjesë, dikur shumë të rëndësishme për qytetin, është pothuajse e pamundur për shkak të mungesës së investimeve

Sediljet, xhamat dhe shumë pajisje të tjera të brendshme e të jashtme janë dëmtuar duke mos u zëvendësuar më. Numri i kufizuar i punonjësve pranë kësaj pike hekurudhore e ka vështirë menaxhimin, gjë e cila ka sjellë edhe lëvizje tejet të ulëta udhëtarësh.

Punonjësit bëjnë me dije se treni lëviz shumë rrallë, ndërsa udhëtarët e vetëm janë tregtarë të vegjël që i drejtohen Tiranës.

Një pjesë e materialeve të hekurta që përdoren për mbështetjen e bazamentit në hekurudhë janë vjedhur nga viti në vit, ndërsa zëvendësimi i tyre nuk është bërë. Nga ana tjetër, trasetë janë amortizuar si pasojë e viteve të shumta, situatë e cila po krijon rrezik të vazhdueshëm.

Artikulli paraprakPOSTRIBË, PROBLEME ME ENERGJINË ELEKTRIKE
Artikulli tjetërARMAND DUKA ANËTAR I KOMITETIT EKZEKUTIV TË UEFA