Një vajzë 21-vjeçarë është aksidentuar nga treni i linjës Tiranë-Durrës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës në zonën pranë tunelit të Rrashbullit.

Mësohet se nga aksidenti vajza ka humbur njërën këmbë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.Policia ka ndaluar mashinistin deri në sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ky është aksidenti i dytë që ndodh në të njejtin vend. Pak kohë më parë një e moshuar humbi jeten teksa u perplas nga treni.

21 vjeçarja ka qenë duke kaluar pranë shinave në momentin që është përplasur nga treni.