Një person, i cili po udhëtonte me motoçikletë mbeti i plagosur pasi u përplas nga treni i linjës Tiranë-Shkodër.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 15:30 minuta tek mbikalimi i hyrjes për në qytet, sapo treni ka lënë stacionin e Laçit.

Drejtuesi i motoçikletës ka mbetur i plagosur dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit të Laçit ku edhe po merr ndihmën e parë mjekësore.

Shkak është bërë ndërprerja e rrugës së menjëhershme të trenit nga ana e motoçikletës, e cila pavarësisht se kishte të ulura trarët që pengon kalimin e mjeteve në rrugë, nuk është marrë në konsideratë nga drejtuesi i motoçikletës.

Artikulli paraprakTË RINJTË KËRKOJNË GJERMANINË, STUDIMI: 285 MIJË TË RINJ SHQIPTARË DUAN TË EMIGROJNË
Artikulli tjetër4 VITE BURG PËR 2.5 TON KANABIS