Treni i linjës Elbasan Kashar është përlasur me një makinë. Ka goditur një makinë tip Opel.
Si pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit shtetasi me inicialet E.C.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Bradashesh të Elbasanit.

Nuk është ngjarja e parë e këtij lloji edhe gjatë muajve të fundit ka patur shumë aksidente neper shinat e trenit.

Polcia ka shoqëruar makinistin e trenit për të sqaruar më tej ngjarjen.