Ndërkohë një shtëpi, një supermarket dhe një dyqan janë grabitur gjatë natës në Tepelenë.

Ngjarjet kanë ndodhur në seri në harkun e 15 minutave, ndaj policia ka ngritur dyshime se të treja janë vepra të një grupi autorësh.

Në kuadër të hetimeve, policia ka shoqëruar disa persona, por ende nuk ka arritur të identifikojë autorët.

Kjo bëhet e vështirë edhe për faktin se hajdutët kanë vjedhur edhe serverin e kamerave të sigurisë së marketit.