IVEZAJ S’PRANON NDIHMËN E ASNJË SPECIALISTI.
Ai qe nisi si nje pasion I momentit, u shnderrua ne investimin e nje jete.

Nuk ka njeri qe ka vizituar Tuzin e Malesise, e te mos kete kthyer deri ne Lekaj, aty ku ajo qe duhej te ishte thjeshte edhe vetem shtepia e Shtjefen Ivezajt eshte bere Muzeu Etnografik I Malesise.
E praktikisht, I vetmi Muze Etnografik I Malesise.Ndoshta Shtjefen Ivezaj ka te drejte kur thote se ne shtepine e tij muze ka me shume objekte te etnosit shqiptar, se ne Muzete e Tiranes dhe Prishtines.Por si eshte te jetosh ne mes ketyre objekteve? Si eshte ta kesh shtepine te hapur 24 ore ne dite per mysafiret? Gjystja, gruaja e urte e Shtjefnit tregon si ishte fillimi I ketij pasioni. Dikur ajo mendonte se ky pasion do te ndalej diku.Ndersa I shoqi, krenar e zhurmemadh, nuk lejon njeri qe t’I perzihet ne kete pasion. Madje, as femijet e tij.Shtjefni madje eshte kategorikisht kunder cdo nderhyrjeje nga specialistet, qofte edhe per katalogizimin apo kategorizimin e objekteve qe ka ekspozuar ne muzeun e tij. Tash ne pleqeri, ai beson se ndonjeri prej femijeve qe jetojne jashte, do te kthehen ne vendlindje per ta vazhduar pasionin e te atit. Ku I dihet!
 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/lZd_SUJKTJQ?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]