2 kallepë tritoli janë vendosur në biznesin e ish-kryetarit të komunës Gruemirë Asim Burgaj. Ngjarja është shënuar në fshatin Hot i Ri ku ndodhen magazinat që ka Burgaj. Nga shpërthimi nuk ka patur të lënduar por vetëm dëme material. Vetë ish-kryekomunari Burgaj thotë se tritoli është vendosur nga bandat e deputetit të PS Paulin Sterkaj.

Burgaj akuzon se të gjithë ata që punuan për ish kandidatin e PD për bashkinë e Malësisë së Madhe po ndëshkohen në mënyra të ndryshme.Asim Burgaj është një prej eksponentëve kryesor të PD në Malësinë e Madhe dhe njëkohësh me disa pozicione të ndryshme drejtuese dhe sëfundmi edhe me process të hapur gjyqësor për mbivendosje të pronave kur ka ushtruar detyrën. Policia vazhdon hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe për të mundësuar kapjen e autorëve të vendosjes së tritolit.

PUBLICITET