Një makine i është vendosur eksploziv në orët e para të ditës së sotme në Yrshek. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, ndërsa automjeti i shpërthyer me tritol është në pronësi të L. Çikaj.

Pronari i makinës me targë AA644OC është babai i efektivit të policisë rrugore në Tiranë Julian Çikaj. Makina ka qenë e parkuar në oborrin e banesës në momentin që eksplozivi i telekomanduar ka shpërthyer në pjesëen e pasme të mjetit.

Fatmirësisht nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale të makinës dhe të banesës, pasi janë thyer xhamat e dritareve. Pas sinjalizimit forcat e anti-terrorit dhe komisariatit nr. 6 kanë mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Për ngjarjen kanë nisur hetimet ndërsa Çikaj vetë në kallëzimin e tij depozituar në komisariatin numër 6 pretendon se ngjarja mund të ketë lidhje me detyrën e tij si polic rrugor.