FOTO ILUSTRUESE

Një shpërthim tritoli ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Larushk Fushë-Krujë, në cepin e oborrit që lidh banesat e Xhisiela Malokut dhe xhaxhait të mamasë së saj.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje ku edhe ka shoqëruar në komisariat 9 persona.

Rasti i vajzës nga Fushë Kruja, Xhisiela Maloku, ka trazuar politikën shqiptare dhe mediat kohët e fundit, pas një denoncimi të ish-oficerit të policisë, Emiljano Nuhu se ajo ishte përdhunuar nga djali i deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja.

Vetë Xhisiela ka mohuar përdhunimin, ndërkohë që ekspertiza mjeko-ligjore ka provuar se ajo është dhunuar nga Rexhep Rraja. Pak ditë më parë Rexhep Rraja u arrestua, ndërkohë që mbi të rëndon akuza e përndjekjes. Atij iu dha masa e sigurisë arrest me burg.

Njoftimi i policisë:

Fushë – Krujë

Më datë 07.10.2018, rreth orës 23:30, në fshatin Larushk Fushë-Krujë, në cepin e oborrit që lidh banesat e shtetasve B.M dhe R.M është hedhur nga rruga dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Janë shoqëruar në Polici 9 persona.

Grupi hetimor vijon veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes , identifikimin dhe kapjen e autorëve.