Një shpërthim tritoli ka ndodhur në një restorant i quajtur “Oda e Hasan Beut”, në hyrje të autostradës Levan- Tepelenë mbrëmjen e kaluar.

Nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm dëme materiale, xhama dhe dyer të thyera pasi në orët e vona kur ka ndodhur, nuk ka pasur asnjë njeri në restorantin e Shpëtim Hasanbegaj.

Policia është duke hetuar në lidhje me shkaqet të cilat çuan në këtë sulm ndaj pronës së Hasanbegajt por burime bëjnë me dije sulmi mund të ketë pasur zanafillën në konfliktë të mëparshme të vetë pronarit.

Dyshohet se sulmi me tritol mund të ketë qenë në shenjë hakmarrjeje apo larje hesapesh ndaj Shpëtim Hasanbegaj edhe pse Policia është duke hetuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.