NGJARJA REGJISTROHET NË DURRËS, POLICIA NIS HETIMET, SULOJ RËNDË. Pa kaluar ende 24 orë, një tjetër shpërthim ka ndodhur në qytetin e Durrësit.

Mëngjesin e sotëm makina e drejtorit të Burgut të Fushë-Krujës ka shpërthyer në ecje e sipër.Policia e Durrësit sqaron se makinës tip Opel me targa AA654As e cila drejtohej nga  Arben Suloj i ishte vendosur eksploziv.40 vjeçari  është dërguar fillimisht në spitalin e Durrësit më pas është transportuar drejt  Tiranës pasi ka dëmtime në shtyllën kurrizore.Shpërthimi ndodhi rreth orës 07.45 , të 19 janarit 2015 në  ambientet e Autoritetit Portual, në dalje të Hyrje 1 dhe në drejtim të hyrjes për në hyrjen 4. Nga të dhënat paraprake dyshohet se lënda eksplozive është vendosur gjatë orëve të natës poshtë makinës.Ngjarja ka ndodhur brenda  portit të Durrësit, dhe mendohet se Suloj kishte dalë në mëngjes dhe ishte nisur drejt punës. Fillimisht Suloj është dërguar në spitalin e Durrësit. Më pas rreth orës 09:25 minuta drejtori i burgut është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Mjekët thonë se ka dëmtime në shtyllën kurrizore.Nuk dihen ende rrethanat, ndërsa Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Një nga pistat e hetimit është ajo për shkak të detyrës. Burgu i Fushë Krujës është i sigurisë së lartë.

Artikulli paraprakBUXHETI I 2015-tës, BËRDICA KUNDËRSHTON QEVERINË
Artikulli tjetërHOT I RI, VETËPLAGOSET 35 VJEÇARI