Tenistja ruse, Maria Sharapova ka vendosur të mbyll sezoni para kohe.

Tenistja 31-vjeçare ka marrë vendimin për të mos luajtur në 3 turnetë që zhvillohen në muajin tetor ku dhe ishte regjistruar më parë.

Sharapova ka vendosur të mos luajë në Pekin, Tianjin dhe Moskë, turne ku edhe ka fituar më parë në karrierën e saj, duke u tërhequr pa dhënë asnjë arsye.

Max Eisenbud, menaxher i Ruses tha se tenistja rka nevojë për të pushuar dhe për të rikuperuar energjitë, pasi ka rreth 16 vite që luan si profesioniste dhe kërkon të jetë në formë kur të nisë viti 2019.

Sharapova, aktualisht ndodhet në vendin e 24-të të renditjes botërore dhe nuk do të ketë probleme për të luajtur në janar në Australian Open, pasi është mes më të mirave në botë.

Artikulli paraprakUDHËTIMI I RADHËS ME AIR ALBANIA, RAMA MERR 100 PENSIONISTË NË BORD (FOTO)
Artikulli tjetërTASK-FORCA ANTIKORRUPSION, GJONAJ NXJERR SHIFRAT: 60 MASA ADMINISTRATIVE, 3 DREJTORË TË LARGUAR NGA ALUIZNI