Komiteti i i Misionarëve të Pajtimit ka dhënë shifra tronditëse të personave që janë vrarë nga konfliktet e përkeqësuara pas vendimeve të gjykatave në Shqipëri.

Sipas Gjin Marku, kryetar i këtij komiteti në 25 vitet e fundit nga të dhënat që ka janë 600 mijë procese gjyqësore që nuk kanë dhënë zgjidhje për konflikte mes shtetasve por përkundrazi kanë ndikuar që të vriten 4 mijë persona duke bërë që sistemi i drejtësisë të mos funksionojë.

Ndryshe nga gjykatat që kanë përkeqësuar situatën pas vendimeve të dhëna misionarët e pajtimit numërojnë 900 mijë raste të tjera të cilat janë zgjidhur duke arritur të gjendet paqja mes personave apo familjeve në konflikt.

Me ndryshimet që vijnë nga reforma në drejtësi kreu i komitetit të pajtimit mbarëkombëtar Gjin Marku thotë se është dorëzuar propozimi që pjesë e strukturave të drejtësisë të jenë edhe misionarët e paqes duke parë suksesin e tyre në rastet e pajtimit.

Gjatë aktivitetit të zhvilluar në Shkodër, në një zonë ku ka patur shumë raste të gjakmarrjes me familje që ende janë të ngujuara prej shumë vitesh, disa nga misionarët e pranishëm morën çertefikata mirënjohjeje për kontributin e tyre nga Komiteti Mbarëkombëtar i Pajtimit.

 

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 30.09.2018
Artikulli tjetërSHKODËR, ASNJË KONTRATË PËR PRERJEN E LËNDËS DRUSORE