Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mesnatës në qytetin e Fushë Krujës ku një sasi eksplozivi ka shpëthyer derën hyrëse të një mobilerie, ku fatmiresisht nuk raportohet per persona të lënduar. Nga shpërthimi ka patur dëme të shumta materiale.

Forca te shumta policie të rajonit të Fushë Krujës dhe nga komisariati i Krujes janë në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e autorëve. Mësohet se mobileria është në pronësi të Dhurata Karaj.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.04.2019, rreth orës 23:55, në Fushë Krujë, në mobilerinë e shtetasit Sh.K., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi Hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Artikulli paraprakPSE NASA DËSHIRON QË JU TË DREJTONI TELEFONIN TUAJ NGA NJË PEMË
Artikulli tjetërTURQI, SHTRENJTIMI I QEPËVE KTHEHET NË ÇËSHTJE POLITIKE