Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Mamurras, ku një 14-vjeçar është vrarë me thikë.Mësohet se adoleshenti është goditur me thikë nga një 15-vjeçar me inicialet A. X hi cili pas një sherri banal e ka goditur të miturin A.S i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Nga veprimet hetimore dyshohet si pasojë e një konflikti të castit. Autori i dyshuar është kapur dhe shoqëruar në Komisariat , për veprime të mëtejshme hetimore. Por kur kanë kaluar 6 orë një tjetër krim me pasojë ekzekutimin e një të riu ndodhi në Mamurras

Vrasja ka ndodhur rreth orës 4.30 të mëngjesit në lagjen “Zef Hoti”, ku është vrarë 27-vjeçari, Indrit Pepa të cilin po e shikoni në foto. I riu sapo kishte dalë nga dera e shtëpisë në momentin e vrasjes.

Mësohet, se shkak i vrasjes është hakmarrja për një plagosje që Pepa ka kryer 6 vite më parë ndaj autorit, të identifikuar si 49-vjeçari me inicialet A.M.

Mësohet se i riu jetonte prej kohësh jashtë Shqipërisë dhe se ishte kthyer kohët e fundit në atdhe, tek familja e cila qendronte e ngujuar prej 6 vitesh, që nga momenti i plagosjes që Pepa kishte bërë ndaj autorit.

Burimet bëjnë me dije se Indrit Pepa ishte babai i një vajze 4-vjeçare. Policia njofton se autori është shpallur tashmë në kërkim por ende nuk është kapur. Në njoftim thuhet se i riu ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Traumës.

Viktima mësohet se të shumtën e kohës ishte jashtë vendit dhe se nuk njihej shumë nga banorët e zones.

Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë mesditen e së Merkures tek ” Ura e Prekanit” në rrugën Kryqëzimi i Shënkollit – Tales, është plagosur me armë zjarri shtetasi M.D. 34 vjeç, banues në Tale, i cili është dërguar në spitalin Rajonal në Lezhë, për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Artikulli paraprakÇETINA: HAPËM DISA SHKOLLA SHQIPE NË ITALI
Artikulli tjetërIRAN, 3000 AKREPA KONFISKOHEN NGA POLICIA