Zona e Rusit , e njohur jo vetëm për zaptimin e trotuareve por edhe të rrugëve nga tavolinat e karriget, nuk ka pësuar asnjë ndryshim edhe pse vitet kalojne . Bizneset vazhdojnë punën e tyre si çdo ditë .Situata e kesaj te diele ne zonen rreth unazes drejt Rruges per ne Koplik eshte e papranueshme, e vetmja gje qe mund te te zeje syri , jane shitesit ambulantë qe kane mbuluar cdo pjese.

Veshmbathje, ushqime, peshk apo mish. Mes tyre edhe ata qe pine kafene ne lokalet e shumta qe kane zene trotuarin publik. Pamje te tilla, aspak te denja per nje qytet si Shkodra i gjen pothuajse ne cdo rruge te saj. Situata eshte e njejte edhe perballe Merkates se Rusit.Trotuaret, te destinuara per te levizur kembesoret jane zaptuar. Tregtaret ambulante kane mbire kudo. Nje realitet tmerrues dhe mijera qytetar perballen cdo dite me rrezikun e automjeteve ne ane te rruges.Mes nje kaosi te tille duket se edhe Policia Bashkiake eshte e pafuqishme te reagoje.Kjo rremuje gjasa ka te vazhdoje gjate. Të ecësh lirshëm mbi trotuar, pa devijuar rrugën në disa raste është mision i pamundur, pasi keta te fundit janë kthyer në shërbim të bizneseve që kanë vendosur tavolinat dhe karriget buzë rrugës.

Artikulli paraprakE DIELA, TRAFIKU “KRYEFJALË” E DITËS
Artikulli tjetërÇUNI: AUTORËT DHUROJNË LIBRA PËR BIBLIOTEKËN