Skandali i trukimeve të Skënderbeut, gati fletëthirrjet për Boden dhe Taken

Pas raportit të publikuar nga UEFA. 50 ndeshjeve në Europë dhe në kampionatin shqiptar, Prokuroria e Tiranës ka bërë gati listën e personave që të do të merren në pyetje për skandalin e trukimeve që përfshiu ekipin e Skënderbeut pas raportit të publikuar nga UEFA. Mes personave që do të merren në pyetje janë Presidenti aktual Ardian Take, ish-presidenti Zeqo, ish-ministri i Financave, Bode dhe shumë persona të tjerë, përfshirë edhe lojtarët të 7 herë kampionëve të Shqipërisë, nga të cilët 6 në 6 vitet e fundit. Ministria e Drejtësisë ka përkthyer raportin e UEFA-s dhe ia ka nisur prokurorisë për të nisur hetimet. Skënderbeu akuzohet në bazë të raportit për trukim të rreth 50 ndeshjeve në Europë dhe në kampionatin shqiptar, përfshirë edhe Kupën e Shqipërisë. Akuzat janë mohuar nga kampi korçar, por në fund do të jetë autoritetet që do të vendosin pikat mbi ‘i’ mbi gjithçka.

Artikulli paraprakGJENDEN MUNICIONE LUFTARAKE NE DIGEN E REZERVUARIT TE DIVJAKES
Artikulli tjetërGODITET ME RAKETA QYTETI TURISTIK I ANTALIAS.NUK KA TE LENDUAR