Presidenti i SHBA, Donald Trump ka propozuar ambasadoren e re të Amerikës në Tiranë pas largimit të Donald Lu, të cilit i mbaroi mandati.

Trump ka propozuar Kathleen Ann Kavalec ambasadore të SHBA në Shqipëri. Propozimi i ka kaluar Senatit për miratim para se Kavalec të zyrtarizohet në Tiranë.

Zonja Kavalec aktualisht shërben si Zëvendës Ndihmës Sekretare në Zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit me mbi tre dekada përvojë si diplomate.

Më parë ka shërbyer si Drejtoreshë e Zyrës së Çështjeve të Rusisë, Zëvendës Shefe e Misionit të SHBA në UNESCO në Paris,

Zëvendës Koordinatore e Ndihmës në Zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Drejtore për Parandalimin e Konflikteve në Zyrën e Koordinatorit për Rindërtimin dhe Stabilizimin.

Zonja Kavalec ka mbaruar Universitetin e Kalifornisë në Berkeley dhe ka një master nga Universiteti Georgetown. Flet rrjedhshëm gjuhët frënge, rumune, ukrainase, ruse, spanjolle dhe portugeze.

Ambasadorët e SHBA në Shqipëri nga 1991

Donald Lu- 2014

Alexander A. Arvizu-2010

John L. Withers II- 2007

Marcie B. Ries- 2004

James F. Jeffrey- 2002

Joseph Limprecht- 1999

Marisa R. Lino- 1996

Joseph E. Lake- 1994

William E. Ryerson- 1991