WASHINGTON, DC - MARCH 01: U.S. President Donald Trump participates in a meeting with leaders of the steel industry at the White House March 1, 2018 in Washington, DC. Trump announced planned tariffs on imported steel and aluminum during the meeting, with details to be released at a later date. (Photo by Win McNamee/Getty Images)

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se malazezët janë të fuqishëm, dhe njerëz “shumë agresivë” duke treguar frikën e tij se anëtari më i ri i NATO-s mund të dërgojë aleancën në luftë masive.

Në një intervistë për televizionin Fox News të regjistruar në Helsinki dhe të transmetuar më 17 korrik në Shtetet e Bashkuara, Trump është pyetur rreth Artikullit 5 të NATO-s, në të cilin thuhet se sulmi ndaj një anëtari të aleancës, është sulm edhe ndaj gjithë anëtarëve tjerë.

Kur është pyetur nga intervistuesi: “Pse duhet djali im të shkojë në Mal të Zi për ta mbrojtur atë vend nga sulmi?”, Trump ka thënë: “E kuptoj çfarë dëshironi të thoni, unë kam bërë të njëjtën pyetje”.

Ai ka thënë se Mali i Zi është “shtet i vogël me njerëz shumë të fuqishëm, ata janë njerëz të fuqishëm, njerëz agresivë. Ata mund të bëhen agresivë dhe përgëzime, ja ku kemi Luftën e Tretë Botërore”.

Në samitin e NATO-s, të mbajtur javën e kaluar, Trump u ka bërë thirrje vendeve anëtarë të rrisin shpenzimet e tyre për mbrojtje, shkruan rel.

Mali i Zi është bërë anëtari i 29-të i NATO-s në qershor të vitit 2017, duke bërë një kthim historik drejt aleancës transatlantike në mesin e kundërshtimeve nga Rusia.

Moska ka kundërshtuar vazhdimisht zgjerimin e NATO-s dhe ka kritikuar ashpër Podgoricën për anëtarësim në aleancë.

Artikulli paraprakKOMBËTARJA E KROACISË NUK NDALET SË BËRI KRENAR VENDIN, DHURON PËR BAMIRËSI 24 MLN EUROT E BOTËRORIT
Artikulli tjetërA DO TA DEKRETOJË PRESIDENTI LIGJIN PËR SHEMBJEN E TEATRIT KOMBËTAR? JA ÇFARË THOTË META