Fati i marrëveshjes bërthamore me Iranin ka kaluar jo pa tensione në Asamblesë e Përgjithshme të OKB-së. “E kam vendosur,” deklaroi Donald Trump gjatë takimit bilateral me presidentin Palestinez, Abu Mazen, por pa zbuluar synimet e tij. Njësoj siç bëri me marrëveshjen e Parisit mbi klimën, duke e mbajtur botën të pezull për ditë të tëra.

Nga ana tjetër, Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, tha se shpreson se Irani do të pajtohet për t’i negociuar ndryshimet që i kërkon SHBA-ja në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, pavarësisht kundërshtimeve nga presidenti i Iranit për bisedime të reja. Në një konferencë për media, pas takimit në Kombet e Bashkuara me palë të tjera të marrëveshjes , Tillerson për herë të dytë veçoi klauzolat e marrëveshjes, të cilat u japin fund kufizimeve të aktiviteteve bërthamore të Iranit – të tilla si pasurimi i uraniumit – në vitin 2025. Këto kufizime janë vënë në këmbim të lehtësimit të sanksioneve kundër Iranit. Tillerson tha se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do që këto klauzola të rienegociohen. Por, presidenti i Iranit, Hassan Rohani, kujtoi vështirësitë në arritjen e marrëveshjes komplekse, e cila, përveç SHBA-së dhe Republikës Islamike, ka përfshirë Francën, Gjermaninë, Rusinë, Kinën dhe Britaninë

. “Është një marrëveshje që ka marrë mbi dy vjet negociata mbi çdo fjalë dhe fjali”, tha Rohani për gazetarët në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. “Kemi arritur të pajtohemi për data dhe afate të pranueshme reciprokisht. Prandaj, kjo marrëveshje nuk është diçka që mund ta prekni. Nëse nxirrni një tullë të vetme, e gjithë ndërtesa do të shembet”, tha Rohani. Shefja për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, po ashtu tha se kundërshton rihapjen e negociatave për marrëveshjen. Ajo tha se marrëveshja “po funksionon” dhe se BE-ja “do të sigurojë që ajo të vazhdojë”. Rohani tha se kërcënimet e vazhdueshme të administratës Trump për të braktisur marrëveshjen, tregojnë se asaj nuk mund t’i besohet.

Mogherini mbron marrëveshjen, Macron hap hapin përpara në BE – Për të mbrojtur me vendosmëri qëllimin ishte Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë për politikën e jashtme të BE. “Nuk ka asnjë arsye për të çmontuar një marrëveshje që punon dhe jep rezultate.Të gjitha palët bien dakord se deri më tani është respektuar. Ne kemi një krizë të mundshme bërthamore. Ne nuk duhet të shkojmë në një tjetër,” tha ajo duke iu referuar krizës së Koresë së Veriut. Por ndryshe mendon presidenti francez Emmanuel Macron, i cili pretendon se do të ishte gabim një marrëveshje, pasi beson se kjo nuk është e mjaftueshme. Ka nga ata evidentojnë faktin se në qoftë se Trump anulon “paktin bërthamor iranian” do të jetë më e vështirë për të bindur Kim Jong-un që të besojë në një marrëveshje për çarmatimin bërthamor. Marrëveshja bërthamore është negociuar fillimisht nga ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

Artikulli paraprakHORROR NË KISHË, 11 ANËTARË TË NJË FAMILJE VDESIN GJATË PAGËZIMIT
Artikulli tjetërSHKODËR, FALSIFIKONIN PIJE TË NDRYSHME, 8 TË NDALUAR, 5 INSPEKTORË TË AKU