Ajo çka ndodhi me mua dhe gjëja më e bukur është se e kalova. Tashmë ata thonë se jam imun. Ndihem kaq i fuqishëm. Do të ecë përmes publikut. Do të ec mes jush, do të puth këdo në atë publik”, tha Trump gjatë takimit të parë elektoral 11 ditë pasi rezultoi pozitiv me Covid-19. Duke i dhënë kështu një ristart fushatës elektorale, të cilën u desh ta ndalonte për shkak të infektimit me Covid-19.

Me mijëra mbështetës u mblodhën gjatë takimit të mbajtur në ambient të hapur në Florida ndërsa e presin edhe katër tubime të tjera elektorale në ditët në vijim. Gjatë tubimit elektoral Trump nuk mbajti maskë, të gjithë mbështetësve iu mat temperatura përpara se të niste eventi.

Mjeku i Presidentit Sean Conley ka publikuar një dokument ku thuhet se Donald Trump tashmë rezulton negativ ndaj COVID-19 dhe nuk paraqet më rrezik për infektimin e të tjerëve.

Me afrimin e datës së zgjedhjeve, ethet presidenciale rriten orë pas ore, të dy kandidatët synojnë me çdo kusht fitimin e votave të pavendosurve. Në të njëjtën kohë kur presidenti zhvillonte takimin e tij, kandidati demokrat u shpreh se sjellja e tij ishte totalisht e papërgjegjshme dhe theksoi edhe njëherë se platforma e tij është në të mirë të gjithë amerikanëve pavarësisht se ai kandidon nën siglën e partisë demokratike.

“Unë po garoj si një demokrat krenar, por unë do të qeveris si një president amerikan. Nuk do të ketë shtete blu apo të kuqe. Është vetëm një Amerikë”, tha Joe Biden.