Familja Ademi prej 5 anëtarësh në fshatin Trush të Shkodrës ndodhet në vështirësi ekonomike dhe kërkon ndihmë nga shteti. Pasditen e së Hënës të kësaj jave zjarri i shkrumboi banesën e tyre, duke i shkatërruar cdo orendi, ndërsa shtëpia është kthyer në të pabanueshme.

Muret janë amortizuar e po ashtu dyert e dritaret e banesës janë jashtë funksionit. Të gjitha dhomat janë të pabanueshme. Familja është duke mbijetuar me ato pak ndihma që i ka dërguar shërbimi social në Shkodër e po ashtu bashkia ka dërguar disa orendi shtëpiake.

I Zoti i shtëpisë Besnik Ademi tregon për problemet e shumta me të cilat përballet cdo ditë, ndërkohë që shprehet se zjarri i rënë në banesë e ka gjunjëzuar sepse nuk është në gjendje të riparojë asgjë nga e para

Besniku tregon gjithashtu se edhe në vitin 2010 banesa iu përmbyt dhe që nga ajo ditë nuk është dëmshpërblyer

Në ditën e rënies së zjarrit shërbimi zjarrfikës ndërhyri me dy mjete për shuarjen e flakëve. Fatmirësisht në banesë nuk ka patur njerër, por sic shikohet në pamje dëmet janë të mëdha

Dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë një shkëndijë elektrike. Familja Ademi është në vështirësi ekonomike dhe bën apel për ndihmë.

Artikulli paraprakSHKODËR, RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS “AT SHTJEFEN GJEÇOVI”
Artikulli tjetërSHKODËR, PROMOVOHET PROJEKTI PËR ARTIZANATIN ONLINE