Një monitorim i Autoritetit të Medias Audiovizive ka arritur në përfundimin se mediat kombëtare por jo vetëm kanë probleme sa i përket respektimit të standardit të gjuhës shqipe në transmetimet e tyre.

Pas Tiranës, tryeza rreth kësaj teme u zhvillua nga AMA në qytetin e Shkodrës me përfaqësues të mediave lokale.

Aktualisht nuk ka një ligj lidhur me respektimin e standardit të gjuhës shqipe por kjo nuk i pengon mediat thotë nënkryetari i AMA-s Sami Nezaj që të bëjnë një lloj vetërregullimi.

Tryeza për respektimin e standardit të gjuhës shqipe nga Autoriteti i Mediave Audiovizive do vijojë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë dhe në fund do ketë propozime konkrete që kanë të bëjnë edhe me rregullime ligjore