Problematikat e Plazheve te Lezhes kane mbledhur bashke ne nje tryeze perfaqesues te pushtetit lokal si dhe zv/ministeri i Turizmit Hajrulla Çeku.

Kryefjale ne kete diskutim ishte ceshtja e ndotjes ne zonen e Kune-Vain, problematike e cila coi drejt falimentim te gjitha bizneset e asaj zone.

Kreu i Bashkise se Lezhes Fran Frrokaj tha se tashme dihet shkaktari i kesaj ndotje, i cili eshte hapja e nje kanali qe me pare nuk kishte ekzistuar.

Problematika e sigurise se pushuesve ne plazhe u ngrit nga zv/ministeri i Turizmit Hajrulla Çeku,

ku iu pergjigj kryebashkiaku Frrokaj duke thene se fakti qe ne kete zone operojne rreth 150 operator turistik e ben te pa mundur mbulimin e gjithe zones me dy turne roje bregdetare.

Nga ana tjeter Prefekti i Lezhes Gjergj Prendi, ishte i ashper ne deklaraten e tij duke i kerkuar ne menyre te drejteperdrejte Drejtorit te Policise Ferdinand Mara hetim te thelluar per personat pergjegjes ne kete masaker ndaj bregdetit te Shengjinit.

Me gjithe problematikat qe mbart ne vetevete zona bregdetare e Lezhes, vijon te mbetet nje nder destinacionet kryesore te turisteve ne vendin tone.

Artikulli paraprakKRYEINSPEKTORIATI I MJEDISIT, KOMANDOHET SAIMIR BUSHI
Artikulli tjetërARTA MARKU: NË 2017 HETIME VETËM PËR 17 BANDA DHE 12 ZYRTARË TË LARTË