Kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka thënë se marrëveshja e Prespës që konsiston me emrin e ri të Maqedonisë do të botohet nga parlamenti grek, pavarësisht mosmarrëveshjeve që ekzistojnë.

“Klima e krijuar në shoqërinë greke është se Marrëveshja e Prespës është në favor të vendit pavarësisht nga mosmarrëveshjet që ekzistojnë, marrëveshja do të marr shumicën e kërkuar në Parlamentin grek”- thotë kryeministri grek Alexis Cipras në një intervistë për televizionin grek Alfa.

Cipras shpjegoi se Marrëveshja është në favor të vendit dhe theksoi se nëse kreu i Demokracisë së Re Kiriakos Mitsotakis do t’i lejonte deputetët të votonin, atëherë shumica do të ishte edhe më e madhe.