Kryeministri i Greqisë Tsipras duke folur për negociatat me Shqipërinë për problemet e vjetra është shprehur prerë se çështja çame nuk ekziston.

Ai ka deklaruar gjata konferencës në panairin e Selanikut, se mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë, por më parë Tirana duhet që të plotësojnë disa kushte.

Disa përpiqen të fusin nga “dritarja” çështjen çame, por nuk ekziston kjo çështje. Çështjet që do të diskutohen duhet të jenë të zgjedhura mirë dhe me mençuri. Gjithashtu dëgjohen shumë zëra, disa prej tyre nuk kanë asnjë lidhje me realitetin, si për shembull pastrimi dhe mirëmbajtja e piramidave në kufirin tokësor.

Disa thanë se ka të bëjë me një përcaktim të rinj të kufijve, por ky proces nuk ka asnjë lidhje me këtë gjë. Negociatat me Shqipërinë janë çështje të vështira, por bisedimet janë në klimë pozitive.

Greqia mbështet hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë, me kusht që Shqipëria të përmbushë angazhimet e veta. Shumë nga këto premtime janë prej viti 2009, si; zonat detare, librat shkollorë dhe ndryshimin e tyre, varrezat dhe të drejtat e minoritetit grek

Prej muajsh Shqipëria dhe Greqia janë duke negociuar për çështje të ndjeshme mes dy vendeve. Pak kohë më parë, ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ka sqaruar se nuk po negociohet për ndryshim kufijsh por për një proces teknik për mirëmbajtjen e piramidave tokësore.

Ndërkohë që në Ballkan, çështja e rishikimit të kufijve është kthyer në kryefjalë pas debatit në Prishtinë dhe Beograd, por Presidenti Vuçiç sot nga Kosova e mohoi duke u shprehur se ‘nuk është e vërtetë se dua të ndryshoj kufijtë’.

Qëndrimi i ri i Presidentit serb vjen pas deklaratave të Merkel nga Maqedonia. Kancelarja gjermane u shpreh kategorikisht kundër idesë për rishikimin e kufijve, pasi mund të sillte destabilitet në Ballkan.

Artikulli paraprakTENTON TI IKI POSTBLLOKUT, PRANGOSET SHQIPTARI
Artikulli tjetërNUK NJOHU ATËSINË E FËMIJËS, ISH-VJEHRRI GODET ME SËPATË DHËNDRIN