Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras gjatë një konference të përbashkët me presidentin serb Aleksandar Vuçiç u shpreh hapur kundër krijimit të ushtrisë së Kosovës dhe taskës 100% për mallrat serbe.

Sipas Tsipras, nismat e fundit të Prishtinës nuk kontribuojnë në stabilitetin e rajonit, por shkaktojnë destabilizim.

Bashkë me homologun patëm rastin të flasim për ngjarjet më të fundit në Kosovë. Veprimet e tyre janë të papranueshme.

Dua të dërgoj një mesazh dënimi ndaj veprimeve që i hedhin benzinë zjarrit dhe të mbështes Republikën e Serbisë, e cila është gjithmonë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje.

Krijimi i ushtrisë së Kosovës u miratua nga Kuvendi më 14 dhjetor me 106 votat e deputetëve të pranishëm, përveç atyre të Listës serbe.

Ndërsa rritja e taksës me 100 për qind ndaj produkteve serbe u miratua më 21 nëntor në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, vendim i cili ngjalli reagime të shumta nga ana e përfaqësuesve ndërkombëtarë.

PUBLICITET