Po të bësh një vëzhgim në rrugët apo lagjet e Shkodrës bie në sy se shumë biznese të vogla kanë mbyllur aktivitetin e tyre. Shumë pronarë kanë ulur qepenat dhe në to shkruhet “Jepet me Qera”. Vëtëm në muajin dhjetor 2019 dhe në ditët e para të janarit të këtij viti në Shkodër janë mbyllur 35 biznese të vogla për shkak të politikave të ashpra të qeverisë.

Një gjë të tillë e pohoi kreu bashkimit të sindikatave për qarkun e Shkodrës Albert Tuka
Shpenzime fikse të larta, taksa të larta, rënie e fuqisë blerëse dhe konkurrenca e forte kanë krijuar një klimë jo favorizuese për biznesin vitet e fundit.

Kryesindikalisti Tuka bën të ditur se po merren firmat e përfaqësuesve të bizneseve dhe të qytetarëve për të rifilluar protestat në mbrojtje të biznesit të vogël.