Një e diel në Shkodër, për të vizituar disa nga vendet më historike të Kryeqendrës së veriut. Turistët që zgjedhin të vijnë janë të predispozuar të vizitojnë një variacion të gjerë zonash, ndërsa nuk mungojnë vizita nga vende si Finlanda e deri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Ajo që bie më shumë në sy është dashuria e tyre për ushqimin në Shkodër, restorantet, kafenet dhe padiskutim edhe për motin. Kjo të paktën për këta turistë finlandez, të cilët dashurojnë diellin e Shkodrës.

 

Një pjesë tjetër vijnë nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa vrapi deri në zonën turistike të Shirokës është një ndër destinacionet e para që ka zgjedhur për të eksploruar në Shkodër.
Kalaja e Rozafës, muzetë e ndryshme të qytetit të Shkodrës dhe zonat muzelae si pedonalja janë pikat më strategjike.

 

Ndërsa peshku dhe pjatat tradicionale të Shkodrës janë ato që tërheqin më shumë vëmendjen në kulinari. Pjesa më e madhe e turistëve e kanë Shkodrën si një qytet një apo dy ditor në kalim, ndërsa vijojnë më tej me turin e tyre në vende të tjera të Ballkanit.