Bukuria, vlerat kulturorore dhe historike të qytetit të Shkodrës dhe më gjerë po tërheqin cdo vit e më shumë turistët nga e gjithë bota . Agjensitë turistike tregojnë një dyndje të tyre këtë vit ndryshe nga vitet e tjera.

 

Vijnë nga Belgjika Gjermania dhe Kroacia për të vizituar vendet piktoreske që ofron vendi ynë . Ndër preferencat e turistëve mbetet turizmi malor. Ajri i pastër dhe freskia e atyre vendeve kthehen në atraksion për cdo person.

 

Së fundmi Razma Valbona Thethi,Vermoshi të cilat cilësohen si perlat e natyrës së maleve të Veriut, vijojnë gjithmonë e më shumë të jenë një magnet që tërheqin turistët e huaj.

 

Pavarsisht investimeve të pakta qe janë kryer në ato zona, turistët sic duket preferojnë origjinalitetin që mbartin vendet malore. Mesa duket vera e vitit 2018 po mbyllet me një bilanc pozitiv sa i takon turizmit, që do të thotë dhe më shumë të ardhura ekonomike.

 

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE