Një turist francez ka përfunduar i plagosur në spitalin rajonal ‘Omer Nishani’ në Gjirokastër. Sipas policisë, shtetasi E. V., 21 vjeç, banues në Francë, duke lëvizur me biçikletë është rrëzuar aksidentalisht.

Ngjarja ndodhi në aksin Qafa e Muzikës – Jorgucat. I riu ka pësuar dëmtime të rënda. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Gjirokastrës, jashtë rrezikut për jetën.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 21. 08. 2018, në aksin rrugor Qafa e Muzinës – Jorgucat, shtetasi E. V., vjeç 21, banues në Francë, duke lëvizur me biçikletë aksidentalisht është rrëzuar e dëmtuar, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

Artikulli paraprakRRITET NUMRI I AZILKËRKUESVE NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërSHQIPTARI THER NJË PERSON DHE PLAGOS NJË TJETËR NË FRANCË