Vlatko Horvat, një turist i cili ka kaluar pushimet në vendin tonë humbi portofolin në Sarandë. I riu Alban Koka, ka gjetur portofolin dhe ia ka dërguar me postë në shtëpinë e tij në Kroaci.

Një turist kroat ka ndarë në rrjetet sociale një ndodhi e cila me plot gojën mund të bëjë çdo shqiptar krenar.

Vlatko Horvat, një turist i cili ka kaluar pushimet në vendin tonë, thotë se pas largimit të tij nga Shqipëria, ka humbur portofolin në Sarandë.

I riu shqiptar, Alban Koka, ka gjetur portofolin dhe më pas i ka dërguar një mesazh turistit kroat ku thuhej: “E di që ia kalove shumë mirë në Sarandë por nuk ishte nevoja të lije një bakshish kaq të madh :)”.

Kroati Horvat, thotë se portofoli sëbashku me dokumentet edhe kartat e tij bankare është dërguar në shtëpinë e tij, dhe shton se Shqipëria dhe Shqiptarët janë të bukur.

“Ma dërguan portofolin me të gjitha paratë brenda dhe të gjitha kartat bankare. Shqipëria është kaq e bukur, shqiptarët janë njerëz ekstra,”-shkruan Horvat.

Artikulli paraprakDY AKSIDENTE TË TREFISHTA, 4 PERSONA TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërRAMA NXJERR VIDEON: JA SI PO RIMËKËMBET HEKURUDHA FIER-VLORË