Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi prezantoi sot projektin e zhvillimit të turizmit malor në Alpet shqiptare, ku u shpreh se do të mbështesin investimet në atë zonë, duke u ofruar turistëve dhe guida që flasin për historinë fantastike të alpeve.

Klosi theksoi se do të investohet në infrastrukturë dhe energji, duke shumëfishuar aktivitetin në këtë zonë të magjishme malore.

Për investimin në atë zonë, do të kemi mundësi që të shtrohen hotelet, bujtinat dhe ajo hapësirë te ruhet siç është, mos te prishet magjia, por të ruhet siç është.

Fondi Shqiptari i Zhvillimit mbështet investimet në atë zonë, kryesisht investime infrastrukturë, në rrugë, realizimin e ujësjellës- kanalizime, dhe energjisë.

Do përpiqemi të mbështesim shumëfishimin e këtij aktiviteti. Në këto zona duhet të ketë një material për turistët, për ti informuar për turizmin e brendshëm.

Në bashkëpunimin e vendeve të rajonit ne mund të bashkëpunojmë që alpet shqiptare të jenë një destinacion për turistët e huaj.

Guidat duhet të flasin për historinë fantastike të alpeve, duhet të ofrojnë shumë pika turistike, duke afruar turistët për të vizituar alpet. 99% e turistëve duan të kthehen në Alpe.

Do ofrojmë lehtësira fiskale për biznesmenët që do investojnë në atë zonë. Ne do jemi të suksesshëm, nëse alpet do t’i ruajmë të bukura, siç i ka bërë perëndia.

Artikulli paraprakNISMA E MANASTIRLIUT PËR VIZITA E SYZE FALAS, PAS TIRANËS, PËRFITOJNË EDHE BANORËT E SHTËPISË SË TË MOSHUARVE NË SHKODËR
Artikulli tjetërHAHN MESAZH NGA BRUKSELI: INTEGRIMI KËRKON ANGAZHIMIN E TË GJITHËVE