Me një kapacitet pritjeje prej 90 milionë pasagjerësh në vit, sot hapet aeroporti i ri i Stambollit, për të cilin presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka përgatitur një hapje solemne.

Pjesë e ceremonisë së hapjes së këtij aeroporti do të jenë krerë shtetesh dhe krye diplomatë nga vende të ndryshme të botës.

Ky aeroport pritet të renditet mes pesë aeroporteve më të mëdhenj në botë dhe është ndërtuar në një zonë të Stambollit të quajtur “Arnavutkoy”, që në shqip do të thotë “Fshati i shqiptarëve”

“Për 10 vite, kapaciteti i pritjes së aeroportit pritet të arrijë deri në 200 milionë pasagjerë në vit”, sipas operatorit IGA që do të shfrytëzojë aeroportin.

”Në këtë rast ai do të jetë në rangun e parë të aeroporteve më të rëndësishëm në aspektin e kapacitetit të pritjes, sipas organizatës botërore të aeroporteve, “Airport Council International” (ACI)

Në vitin 2017, ishte aeroporti amerikan i Atlantës që kishte dalë në krye të këtij klasifikimi me 103,9 milionë pasagjerë në vit.

“Ai ndiqej nga Pekini (95,7 milionë), Dubai (88,2 milionë), Tokio (85,4 milionë) dhe Los Anxhelesit (84,5 milionë)”, sipas ACI-së.

Artikulli paraprakSTRESI HEQ DORË NGA ANKIMIMI PËR MASËN: DUA TË RRI NË BURG!
Artikulli tjetërISH-MINISTRI TAHIRI LË KRIMET E RËNDA: PARAQITA DIÇKA DEÇIZIVE PËR PROCESIN