Sulmohet me armë ambasadori rus Andrei Karlov në Ankara.

Sulmi ndodhi gjatë pjesëmarrjes së ambasadorit në një ekspozitë arti. Sipas të dhënave të para ambasadori është dërguar në spital në gjendje të rëndë. Gjithashtu raportohet se 3 persona jashtë ekspozitës të tjerë kanë mbetur të plagosur.Tre personat eplagosur janë dërguar në spitalin Güven në Ankaranë qendrore, e nëse autori ishte në mesin e tyre apo ka ardhur nga jashtë. Agjencia e lajmeve TASS, duke cituar dëshmitarë okularë, raporton se para se të qëllonte mbi ambasadorin ka bërtitur “Dil jashtë!” dhe se ka pasur shkëmbime me armë zjarri me autorit dhe policisë. Ngjarja ka ndodhur një ditë pas protestave në Turqi gjatë ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Siri. Siç bëjnë të ditur mediat turke ambasadori kishte marrë pjesë në një ekspozitë të quajtur “Rusia siç shihet nga turqit”. Ambasada ruse ka deklaruar se vrasja e ambasadorit të tyre është një sulm radikal islamik. Rusia dhe Turqia prej kohësh kanë pasur marrëdhënie të acaruara pas rrëzimit të një aeroplani luftarak rus në nëntor të 2015. Karlov ka luajtur ka qenë pjesë në tryezën e diskutimeve për afrimin e qeverisë turke me Moskën në prill. Ai ka shërbyer më parë dhe si ambasador në Korenë e Veriut.

Artikulli paraprakSHQIPTARËT FABRIKË TË VËRTETË FALSIFIKIMI NË MILANO, PASAPORTA 3500 EURO
Artikulli tjetërDIGJET NJË MAKINË NË AUTOSTRADËN TIRANË – DURRËS