Autoritetet turke thonë se kanë sekuestruar një sasi prej 5 ton kanabis në ujërat ndërkombëtarët.

Në një njoftim, ministria e Brendshme e Turqisë thotë se droga u sekuestrua në kuadëer të operacionit të koduar “Bashkimi”, ku në pranga u vunë edhe 13 persona..

Zyra e Prokurorit Publik si pjesë e hetimit ka marrë informacionin se droga do të sillej në Turqi nëpërmjet detit.

Pas marrjes së informacionit autoritetet kundër drogës nisën ndjekjen teknike dhe fizike. Pas 4 mujash hetimi u arrit që të bëhej identifikimi i trafikantëve dhe lidhet e tyre me rrjetin e drogës.

Artikulli paraprakBASHA THIRRJE BRUKSELIT: SILLNI EKSPERTË TË PAVARUR PËR MONITORIMIN E SITUATËS NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërPROTESTAT BLLOKOJNË LONDRËN, QYTETARËT MBUSHIN RRUGËT PËR NDRYSHIMET KLIMATIKE