Një shpërthim ka shkaktuar të vdekur dhe shumë të plagosur në qytetin jugor turk Gaziantep bëjnë të ditur zyrtarët. Burime të forcave të sigurisë të cituara nga Reuters flasin për 8 të vdekur dhe 60 të plagosur deri tani.

Guvernatori i qytetit Gaziantep Ali Yerlikaya i tha agjencisë Anadolu se ‘sulmi terrorist” ndodhi në Akder pranë një ceremonie dasme. Gaziantep është rreth 64 km larg kufirit me Sirinë dhe në maj një sulm vetëvrasës shkaktoi dy policë të vrarë “Ka persona që kanë humbur jetën dhe nga informacionet e para flitet për një sulm me bombë” tha deputeti turk Mehmet Erdogan i AKP

Artikulli paraprakAKSIDENTI, BIE NË KANAL DHE DIGJET NJË MAKINË
Artikulli tjetërSHENJTERIMI I NENE TEREZES, VATIKANI HEDH NE TREG PULLEN POSTARE