Një zbulim interesant është bërë nga arkeologët në liqenin Iznik në Turqi. 50 metra nga bregu gjendet një bazilikë kristiane e stilit bizantin, tre metra në thellësi.

Sipas informacioneve të para, thuhet se është ndërtuar për nder të Shën Neofitit, një martir i ekzekutuar në vitin303.

Arkeologët kanë zbuluar se tempulli është shkatërruar pjesërisht nga një tërmet në vitin 740.

Ekzistenca e kësaj bazilike është pikasur në vitin 2014 falë fotografive ajrore dhe vetëm tani arkeologët po zbulojnë misteret e saj.

Arkeologët dyshojnë se ky zbulim mund të jetë prologu i diҫkaje më befasuese.

Ka të dhëna që sugjerojnë se bazilika është ndërtuar mbi një tempull romak të ndërtuar për nder të Apollonit, mbetjet e të cilit mund të gjenden poshtë kishës.

Artikulli paraprakLEZHË, SHKOLLA “FRAN IVANAJ” NË KUSHTE TË MJERUESHME
Artikulli tjetërHABIA, 10 VJEÇARI GJEN SHKOLLËN E MBYLLUR