Policia në jug të Turqisë ka raportuar për arrestimin e pesë burrave nga Rusia dhe Azia Qendrore, të cilët thuhet se kishin planifikuar t’i bashkoheshin grupit të Shtetit Islamik në Siri.

Mediet në Turqi kanë cituar zyrtarët e zbatimit të ligjit në qytetin e Gaziantepit të kenë thënë se burrat e arrestuar janë nga Rusia, Taxhikistani, Turkmenistani, dhe Uzbekistani. Sipas këtyre raporteve, të dyshuarit e kanë pranuar se planifikonin ta kalonin kufirin turko-sirian, për t’iu bashkuar Shtetit Islamik. Zyrtarët në Rusi dhe në Azinë Qendore thonë se qindra prej qytetarëve të tyre i janë bashkuar grupit të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak gjatë viteve të fundit. Disa prej tyre janë larguar bashkë me familjet e tyre.

Artikulli paraprakPLANI VENDOR, DËGJESË PUBLIKE NË NJËSINË VELIPOJË
Artikulli tjetërKAOS NË KUVEND TË SHQIPËRISË, PD BLLOKON FOLTOREN