TRUPAT TURKE HYJNË NË SIRI, OPERACIONI CILËSOHET I SUKSESSHEM NGA DREJTUES TURQ. Trupat e turke kanë hyrë në veri të  Sirisë për të evakuuar mauzoleumin Sulejman Shahut, të themeluesit të Perandorisë Osmane,  mbrëmjen e djeshme më 21 shkurt 2015.

Një konvoj i madh, përfshirë edhe tanke, kthyen eshtrat e Sulejman Shahut së bashku me rojet e sigurisë së varrit historik. Përmes një deklarate është njoftuar se nuk ka pasur përplasje gjatë operacionit por vetëm një ushtar ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti. “Fatkeqësisht kemi pasur një viktimë, por kjo jo si pasojë e përplasjeve, por për shkak të një aksidenti të ndodhur në fillim të operacionit,” tha Kryeministri turk Ahmet Davutoglu. Në disa postime në Tëitter Ahmet Davutoglu përshëndeti forcat turke për kryerjen e këtij operacioni “shumë të suksesshëm” në mes të “rreziqeve të ndryshme si pasojë e konfliktit në Siri. Davotoglu tha se varri i gjyshit të themeluesit të Perandorisë Osmane, do të zhvendoset në një zonë tjetër të Sirisë e cila është nën kontrollin e ushtrisë turke. “Për momentin, këto relike do të ruhen në Turqi, e më pas në ditët në vijim do të dërgohen në Eshme, zonë e kontrolluar nga ushtarët tanë. “Vendimi u mor në Ankara brenda kuadrit ligjor ndërkombëtar, pa kërkuar ndihmën e asnjë partie. Ushtria do të bëjë çdo gjë për ta ruajtur këtë varr, qoftë edhe me luftë” tha kryeministri turk. Vendi i konsideruar i shenjtë nga turqit për shkak të domethënies që ka për ta Sulejman shahu, ndodhet në një nga zonat të cilat ka luftime të ashpra mes kurdëve dhe militantëve të Shtetit Islamik. Varri i Sulejman Shahut u bë pjesë e territorit turk  në traktatin e Francës në vitin 1921, kur Franca sundonte Sirinë. Turqia gjithnjë është betuar për mbrojtjen e varrit nga sulmet e rebelëve