Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim ka bërë të ditur gjatë kësaj të mërkure se, vendi i tij do të synojë t’i zhvillojë për mirë marrëdhëniet me Sirinë

, duke e argumentuar këtë me faktin se Turqia e ka të nevojshme të forcojë marrëdhëniet diplomatike në rajon. Fjalimi i tij televiziv duket se përbën edhe një kthesë 180 gradë të qasjes së qeverisë turke, kjo për shkak se marrëdhëniet diplomatike mes Turqisë dhe Sirisë kanë ardhur duke u përkeqësuar, që prej nisjes së konfliktit civil sirian në vitin 2011. Turqia e ka bërë të qartë prej një kohe të gjatë se, e vetmja zgjidhje për arritjen e paqes rajonale do të ishte largimi i Presidentit sirian Bashar al-Assad, diçka që ky i fundit e refuzon prej kohësh, madje gëzon edhe mbështetjen e aleatit më të madh, Rusisë, në këtë aspekt. Yildirim tha se stabiliteti në Siri dhe Irak do të ishin jetike për suksesin e përpjekjeve ndërkombëtare antiterrorizëm. Lajmi i bujshëm vjen në një kohë destabiliteti të madh politik në vend, thotë një korrespondent i BBC-së në Stamboll. Ndërkohë, që prej vitit të kaluar Turqia është goditur nga një valë bombash dhe shpërthimesh kamikaze, të marra përsipër nga militantët kurdë por edhe nga i ashtuquajturi Shtet Islamik.

Artikulli paraprakPD PËRJASHTON VETINGUN. DRAFTI I RI: KOMISIONI, I ZGJEDHUR NGA POLITIKA
Artikulli tjetërHETIMI PËR FOTON, PROKURORI: ASNJË NË STAFIN E OBAMËS NUK ËSHTË NË HETIM