Autoritetet turke kanë bllokuar sërish aksesin në rrjetet sociale si Facebook, Twitter e Youtube.

Arsyeja këtë herë është se rrjetet sociale publikuan fotot e pengmarrjes, 6 ditë më parë të Prokurorit Mehmet Selim Kiraz nga një grup marksistësh, ngjarje në të cilën ai humbi jetën. Autoritetet turke thanë se Prokurorët kërkuan mbylljen e këtyre rrjeteve sociale, duke e konsideruar publikimin e fotove, si flagrante, të shfrenuara dhe në shkelje të Kushtetutës. Krahas rrjeteve sociale, nga operatorët e shërbimit të internetit janë mbyllur në total 166 portale. Prokurori Kiraz kishte në ngarkim rastin e vdekjes së një adoleshenti nga plagët që mori në protestat anti-qeveritare të vitit 2013. Pengmarrja u krye nga grupimi ekstremist i majtë Fronti Revolucionar për Çlirimin Popullor, një organizatë ilegale. Mbyllja e rrjeteve sociale është një praktikë e njohur e presidentit Rexhep Taip Erdogan për të mbajtur nën kontroll publikimin e skandaleve të administratës së tij. Inatin, ai e shfryu tek rrjetet sociale edhe kur u publikuan skandalet e tij korruptive, vitin e kaluar.

Artikulli paraprakVLLAZNIA SËRISH ME MUNGESA NDAJ TIRANËS
Artikulli tjetërRIKTHEHEN VJEDHJET, NË DAJÇ GRABITEN 4500 EURO