Avionët luftarakë turq kanë kryer për herë të parë sulm mbi bazat e ISIS në Siri. Të paktën 4 avionë kanë bombarduar objektivë të ndryshëm, në shenjë hakmarrje ndaj sulmit të muxhahedinëve të enjten ndaj një baze ushtarake turke. Disa orë përpara sulmit qeveria turke kishte paralajmëruar se gëzonte të gjithë të drejtat, për të marrë masat e nevojshme për sigurinë e vendit. Deklarata ka ardhur pas sulmit islamik ne Kilis, aktit terrorist ndaj të rinjve në Suruç, si dhe një sërë sulmesh nga guerrilasit kurd.

Përveç sulmeve ajrore forcat e sigurisë kanë kryëer operacione të njëpasnjëshme duke arrestuar 251 persona në 13 provinca, të dyshuar si xhihadist, mbështetës të Isis dhe militant kurd. Ndërkohë mediat turke bëjnë me dije se janë të paktën 35 militantë të Isis të vravrë nga sulmet ajrore mbi Siri. Militantët e Shtetit Islamik kanë hapur zjarr të enjten mbi një bazë ushtarakë në Kilis, jo larg nga kufiri. Reagimi i njësive turke me armë zjarri të rënda dhe fluturimeve të luftarakëve të F16 ka qenë i menjëhershëm. Një shkëmbim zjarri që zgjati disa orë kushtoi jetën e një luftëtari dhe një rreshter.   Kjo është një situatë e cila mund të hapë skenare të reja në rajon pasi është hera e parë që Muxhahidët e kalifit janë të përfshirë në një betejë,megjithëse të reduktuar me forcat e Ankarasë. Për javë të tëra, ushtria turke është përqendruar me mijëra trupa dhe pajisje luftarake pajisjeve në përgatitje për një ofensivë të mundshme në veri të Sirisë.

Artikulli paraprakEGLANTIN DHIMA, NJË VLONJAT NË RADHËT E VLLAZNISË
Artikulli tjetërOBAMA NË INTERVISTËN EKSLUZIVE NË BBC