Turqit shumë shpejt do të lëvizin pa viza brenda zonës Shengen të Bashkimit Evropian.

Lajmi bëhet i ditur nga rrjeti mediatik BBC, i cili duke cituar burimet e tij thotë se Komisioni Evropian ka vendosur t’i japë miratimin e kushtëzuar Turqisë për udhëtim pa viza në zonën Shengen. Vendimi është pjesë e marrëveshjes së nënshkruar pak kohë më parë mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian, sipas së cilës Turqia do të marrë në territorin e saj të gjithë emigrantët që mbërrijnë në Greqi në këmbim të liberalizmit të vizave dhe përshpejtimit të proceseve integruese. Por Turqia sërish duhet të përmbushë kriteret e Bashkimit Evropian dhe marrëveshja ende pritet të miratohet nga parlamenti dhe vendet anëtare të unionit. Bashkimi Evropian ka frikë se Turqia nuk do të kontrollojë fluksin e madh të klandestinëve nëse nuk miratohet liberalizimi i vizave. Ardhja e shumë shtetasve nga Siria, Afrika e Veriut, Iraku e Afganistani ka shkaktuar krizën më të rëndë të Bashkimit Evropian që prej luftës së dytë Botërore, duke përçarë edhe politikisht BE. Megjithatë, edhe pse marrëveshja ka ulur disi fluksin, grupet e të drejtave të njeriut kanë vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e saj dhe argumentojnë se Turqia nuk është një vend i sigurt për kthimin e klandestinëve. Muajin e kaluar, Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk vlerësoi qeverinë turke si “shembulli më i mirë në botë në trajtimin e klandestinëve. Në të njëjtën kohë, Kryeministri turk Ahmed Davutoglu tha se vendi i tij kishte përmbushur pjesën e tij të marrëveshjes dhe se heqja e vizave ishte “vitale” për Turqinë. Marrëveshja thotë se Turqia duhet të përmbushë 72 kushtet deri më 4 maj për të fituar për të përfituar liberalizimin e vizave në fund të qershorit, por diplomatët thonë se vetëm gjysma e këtyre pikave janë plotësuar deri më tani.

Artikulli paraprakDËRVISHI: SHQIPËRIA PROBLEM PËR LIRINË E MEDIAS
Artikulli tjetërKANDIDATURAT NE KUSHTETUESE, NISHANI MBLEDH KRERET E GRUPEVE