Vllaznia e 19-vjeçarëve është eleminuar nga Uefa Youth League pas ndeshjes së kthimit të luajtur ndaj Astana në Shkodër.

Më shumë se eleminimi ajo që ka rëndësi është rezultati i thellë 4-0 ndërsa Astana fitoi edhe ndeshjen e parë 3-1. Shkodranët edhe pse luajtën në fushën e tyre në stadiumin “Loro Boriçi” u ndëshkuan me katër gola.

Kuqeblutë patën disa mundësi në pjesën e parë por pa i konkretizuar ndërsa pjesa tjetër e lojës foli vetëm për miqtë nga Kazakistani.

Në minutën e 37 Zhumadilov realizon golin e parë për Astanën. Në pjesën e dytë kur pritej reagimi i Vllaznisë, kazakët realizojnë tre gola të tjerë me anë të Sagnayev.

Në fund trajneri i Vllaznisë të U-19 Luan Zmijani tha se në ekipin e tij dha maksimumin vetëm një lojtar.

Tekniku Zmijani thotë se kjo humbje e thellë 0-4 ndaj Astana dhe eleminimi nga Uefa Youth League do ndikojnë edhe në kampionat.

Ky është viti i dytë që Vllaznia U-19 merr pjesë në Uefa Youth League por ashtu si vitin e kaluar edhe kësaj here kuqeblutë eleminohen që në turin e parë.

Artikulli paraprakTHE DOOR, AKTIVITET PËR PËRFSHIRJEN SOCIALE
Artikulli tjetërDRAÇIN, BANORËT : RRUGA QË PO NA VRET