Në një aksident të ndodhur pak ditë më parë në fshatin Kurjan të Roskovecit, mbeti e plagosur një e mitur 5-vjeç. Aksidenti ndodhi pasi ajo u përplas nga një mjet që po kalonte te rruga e fshatit.

Pas aksidentit, edhe pse u përmend në spitalin e Fierit, e mitura u dërgua në spitalin e Tiranës, ku sot ka ndërruar jetë.

Vajza fillimisht u deklarua e vdekur kur erdhi në spitalin e Fierit, më pas ajo është përmendur duke dhënë shenja jete dhe është dërguar në spitalin e Tiranës,

por fatkeqësisht nuk ka mundur dot t’i mbijetojë përplasjes në asfaltin e rrugës që i shkaktoi mjeti shumë afër banesës së saj.