Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion nis hetimet për kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla pak orë pas publikimit të videos, ku Partia Demokratike aludon se zyrtari i lartë i pushtetit lokal zgjedhur nga PS-ja në zgjedhjet e 30 Qershorit konsumon kokainë.

Por kush është akuza? SPAK-u i ka nisur hetimet, jo për konsum kokaine, por bazuar te neni 283 i Kodit Penal, mbi dyshimet se është i përfshirë në prodhim dhe shitje narkotikësh.

Prokurori i çështjes që ka nisur hetimet për verifikimin e situatës penale të kryebashkiakut të Bulqizës është Ened Nakuçi. Tashmë pritet që të sekuestrohet video e publikuar në media dhe do të merren deklarimet përkatëse.

Gjithashtu pritet për t’u parë nëse do të kërkohet pezullimi nga detyra, pasi SPAK-u e ka një kompetencë të tillë. Dosja do të gjykohet nga kjo strukurë e re e dalë nga reforma në drejtësi duke qenë se është zyrtar i lartë. Nëse Alla do të gjendet fajtor,mund te denohet  nga 1-3 vite burg.

Artikulli paraprakINFO PLUS – 23.01.2020
Artikulli tjetërE AKUZOI SE PO PINTE KOKAINË, KRYEBASHKIAKU I BULQIZËS: JAM NISUR DREJT TIRANËS PËR TË PADITUR ERVIN SALIANJIN